UBT News

Biden thotë se po punon urgjentisht për të trajtuar krizën humanitare në Gaza

President Joe Biden delivers remarks on clean energy at Tioga Marine Terminal, Friday, Oct. 13, 2023, in Philadelphia. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti Hamasin “të keqen e pastër”, por tha se shumica e palestinezëve po vuajnë si rezultat i terrorit të grupit militant.

Presidenti, në disa prej deklaratave publike për përjetimet brenda Gazës, tha se po punon “urgjentisht për të adresuar krizën humanitare” në enklavën bregdetare palestineze.

“Nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk ka lidhje me Hamasin”, tha Biden. “Edhe ata po vuajnë gjithashtu”, shtoi Biden./UBTNews/

Exit mobile version