Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se administrata e tij po angazhohet për të zgjatur pauzën në luftime.
“Qëllimi ynë është ta vazhdojmë këtë pauzë në luftime përtej së nesërmes – në mënyrë që të mund të shohim lirimin e pengjeve dhe të ketë lehtësime humanitare për ata që kanë nevojë”, tha Biden në një mesazh të postuar në X.
Deklaratat e Bidenit erdhën pasi Izraeli dhe Hamasi të dyja shprehën gatishmëri për të vazhduar pauzën, e cila pritet të përfundojë të hënën.
Që nga fillimi i pauzës në luftime të premten, Izraeli liroi 117 të burgosur palestinezë dhe Hamasi liroi 58 pengje./UBTNews/