Presidenti amerikan, Joe Biden tha të martën se do të ketë “pasoja” për Arabinë Saudite ndërsa aleanca OPEC+ e udhëhequr nga Riadi po synon të ulë prodhimin e naftës dhe ligjvënësit demokratë bënë thirrje për ngrirje të bashkëpunimit me sauditët.
Biden paralajmëroi se së shpejti do të ndërmarrin veprime, pasi ndihmësit njoftuan se administrata po rivlerëson marrëdhëniet e saj me mbretërinë në dritën e reduktimit të prodhimit të naftës që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se do të ndihmojë një anëtar tjetër të OPEC+, Rusinë, që të mbushë arkat e saj ndërsa po vazhdon luftën në Ukrainë.
Senatori demokrat, Richard Blumenthal nga Connecticut dhe deputeti Ro Khanna i Kalifornisë prezantuan legjislacionin që do të ndalojë menjëherë të gjitha shitjet e armëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite për një vit. Kjo pauzë do të ndalojë edhe shitjet e pjesëve rezervë dhe riparimin, shërbimet mbështetëse dhe mbështetjen logjistike./UBTNews/