Presidenti amerikan, Joe Biden ka filluar t’i shfuqizojë disa nga vendimet e ish-presidentit Donald Trump, disa orë pas betimit të tij.
Ai nënshkroi 15 urdhra ekzekutivë – një nga to duke rritur përgjigjen federale ndaj pandemisë. Urdhrat tjerë ndërlidhen me ndryshimin klimatik dhe migracionin.
Me urdhrat e tjerë të nënshkruar nga Biden, mes tjerash, ndalohet ndërtimi i murit në kufirin e ShBA-së me Meksikën, hiqen ndalesat e udhëtimit nga disa vende kryesisht me shumicë myslimane, si dhe anulohet vendimi për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews