UBT News

Biden s’e përjashton mundësinë e sulmit nga ISIS gjatë evakuimeve

Presidenti amerikan Joe Biden i konsideroi “një operacion të jashtëzakonshëm” përpjekjet për evakuimin e njerëzve nga Kabuli, duke përmendur edhe kërcënimin nga një sulm i mundshëm i ISIS pranë vendit.

Shumica e deklaratave të tij i referoheshin qytetarëve amerikanë, por Biden tha se Washingtoni po përpiqej gjithashtu të ndihmonte njerëzit për të shpëtuar nga rreziku potencial i talibanëve.

Biden tha se procesi “do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm … Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje dhe humbje”.

Që nga 14 gusht, transporti ajror i SHBA-së ka evakuuar 28,000 njerëz, tha Biden.

Ai nuk përjashtoi zgjatjen e evakuimeve përtej afatit të 31 gushtit, megjithëse talibanët kanë paralajmëruar për “pasoja” nëse e bën këtë.

Exit mobile version