Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se është “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga vrasja e aktivistes amerikano-turke Aysenur Ezgi Eygi në Bregun Perëndimor javën e kaluar, duke e quajtur vdekjen e saj “krejtësisht të papranueshme”. Sipas tij, Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar që incidentet e tilla të mos ndodhin më kurrë.
Në hetimet fillestare, ushtria izraelite tha që ushtarët e saj qëlluan një 26-vjeçare në një tubim në Beita, një fshat afër Nablusit, duke shtuar se vdekja e saj ishte e paqëllimshme.
Biden kërkoi “përgjegjësi të plotë”./UBTNews/