UBT News

Biden pritet të vendosë sanksione të konsiderueshme ndaj Rusisë në ditët e fundit të presidencës

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të sanksionojë më shumë cisterna nafte ruse në ditët e fundit të administratës së tij, sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.

Është një paketë shumë thelbësore. Dy kompani ruse nafte, më shumë se 100 cisterna, tregtarë nafte, kompani ruse sigurimesh etj,” tha një nga zyrtarët, pa përmendur emrat e subjekteve në fjalë..

Kjo do të ishte e fundit në një seri lëvizjesh që e kanë parë Bidenin të favorizojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Uashingtoni ka sanksionuar dhjetëra anije nga një flotë që vlerësohet të jetë në qindra, për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën.

Kujtojmë se Donald Trump ka premtuar se me ardhjen në pushtet, do të arrijë një marrëveshje që do i jap fund luftës në një kohë të shkurtër.

Exit mobile version