UBT News

Biden premton ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Presidenti Joe Biden tha se është “thellësisht i pikëlluar” nga tërmeti në Turqi dhe Siri dhe ka premtuar ndihmën e Uashingtonit për të dy vendet.

“Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Unë e kam drejtuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi presidenti në Twitter nga llogaria e tij zyrtare./UBTNews/

Exit mobile version