UBT News

Biden përshëndet ‘fitoren e rëndësishme’ të Ukrainës në Kherson

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përshëndetur “fitoren e rëndësishme” të Ukrainës në Kherson, pasi qyteti u rimor nga trupat ukrainase.

Krerët ushtarakë rusë urdhëruan tërheqjen nga Khersoni dhe bregu perëndimor i lumit Dnipro në fund të javës së kaluar, duke përmendur si arsye problemet me furnizim.

Sipas tij, luftimet do të jenë të ngadalta gjatë luftës dhe se rezultati i luftës “mbetet për t’u parë”.

Presidenti amerikan është në Bali të Indonezisë në samitin e G20-ës, ku Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë./UBTNews/

Exit mobile version