Presidenti i SHBA-së, Joe Biden lidhur me sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake amerikane në kufirin Jordani-Siri tha se “Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme”, transmeton Anadolu.
Biden bëri këto deklarata para gazetarëve në Karolinën e Jugut të cilën e vizitoi për të marrë pjesë në një aktivitetet. Pas sulmit me mjete ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake të SHBA-së pranë kufirit siriano-jordanez dhe pasi 3 ushtarë amerikanë humbën jetën, Biden tha se “Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme”.
“Në sulm humbën tre shpirtra të guximshëm”, tha Biden i cili pas një heshtjeje të shkurtër shtoi se “Do të japim përgjigje”.
Në deklaratën me shkrim sot nga Shtëpia e Bardhë, Biden njoftoi fillimisht se 3 ushtarë amerikanë humbën jetën në sulmin me dron me një drejtim ndaj bazës ushtarake të SHBA-së në kufirin Jordani-Siri. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se gjithashtu në sulm u plagosën 25 persona.
Qeveria e Jordanisë tha se sulmi ndaj forcave amerikane nuk ndodhi në territorin e saj, por në bazën Al-Tanf në kufirin sirian. /AA/