Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat kësaj jave dhe do të shënojë hapin e parë drejt rregullimit të kësaj industrie.
Lëvizja vjen ndërsa administrata amerikane ka ngritur shqetësime javët e fundit për mënyrën e përdorimit të kriptomonedhave nga Rusia për të shmangur dëmin ekonomik të sanksioneve vendosur në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Sanksionet kanë dërguar vlerën e rublës në nivelet më të ulëta historike dhe madje mbyllur tregun e aksioneve në Rusi.
Burime të afërta me procesin thanë se urdhri ekzekutiv për kriptomonedhat pritet të bëhet publik këtë javë dhe ka qenë në punim kohë përpara se të fillonte lufta.
Urdhri do të përshkruaj se çfarë politikash dhe rregullimesh duhet agjencitë shtetërore, përfshirë Departamentin e Thesarit, të zhvillojnë.
Gjithashtu do të ketë një kërkesë për Departamentin e Shtetit që të sigurohet se ligjet Amerikane të kriptomonedhave janë në përputhje me ato të aleatëve. Po ashtu do ti kërkohet Këshillimit të Mbikëqyrjes së Stabilitetit Financiarë të monitorojë impaktin financiar të kriptomonedhave në ekonomi./PCWorld Albanian