UBT News

Biden paralajmëron se kërcënimi i Putinit me armë bërthamore është i vërtetë

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se kërcënimi i Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore taktike është “real” – disa ditë pasi ai e quajti lëvizjen e armëve në Bjellorusi “absolutisht të papërgjegjshme”.

Duke folur në një ngjarje në Kaliforni dje, Biden tha se njerëzit e shikonin atë sikur të ishte “i çmendur” kur ai ngriti shqetësimin për përdorimin e mundshëm të armëve nga lideri rus.

“Është [gjë] e vërtetë”, tha ai.

Por analistët në Institutin për Studimin e Luftës patën një ton të ndryshëm me komentin e tyre të fundit mbi transferimin e armëve nga Rusia në Bjellorusi.

Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, instituti tha se ka “vlerësuar prej kohësh” se Moska ka të ngjarë të kërkojë të mbajë armë bërthamore taktike në Bjellorusi “në mënyrë që të konsolidojë kontrollin de facto” të fqinjit të saj – por ajo “ruan se ky dislokim ka shumë pak gjasa të ketë ndikime në fushën e betejës në Ukrainë”.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i tha televizionit shtetëror rus javën e kaluar se vendi i tij kishte filluar të merrte armët, disa prej të cilave ai tha se ishin tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945./UBTNews/

Exit mobile version