Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha të hënën se ai nuk mendon se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje pengjesh me Hamasin.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai beson se një marrëveshje përfundimtare për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi palestinez është “shumë afër”.
Më herët, Washington Post raportoi se SHBA planifikon t’u paraqesë palëve marrëveshje armëpushimi “merre ose lëre” në javët e ardhshme.
Një zyrtar i lartë i administratës, i cili foli për Post në kushte anonimiteti, tha se nëse të dy palët nuk e pranojnë marrëveshjen, kjo mund të shënojë fundin e negociatave të udhëhequra nga Amerika.
Vërejtjet e Bidenit erdhën gjithashtu dy ditë pas gjetjes së trupave të gjashtë pengjeve në Gaza, gjë që nxiti protesta kundër qeverisë së Netanyahu këtë fundjavë.
Izraeli vlerëson se më shumë se 100 pengje mbahen ende nga grupi palestinez Hamas në Gaza, disa prej të cilëve besohet se janë vrarë tashmë./UBTNews/