UBT News

Biden nga Varshava thotë se NATO është më e fuqishme se kurrë

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se aleanca ushtarake perëndimore është më e fuqishme se kurrë gjatë një vizite në Poloni para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

“NATO është më e fuqishme se kurrë”, i tha Biden homologut të tij polak, Andrzej Duda, një ditë pasi bëri një udhëtim të papritur në Kiev.

Duda tha se vizita e Bidenit sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për sigurinë e aleatëve të tij në Evropë./UBTNews/

Exit mobile version