Presidenti amerikan, Joe Biden tha se aleanca ushtarake perëndimore është më e fuqishme se kurrë gjatë një vizite në Poloni para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.
“NATO është më e fuqishme se kurrë”, i tha Biden homologut të tij polak, Andrzej Duda, një ditë pasi bëri një udhëtim të papritur në Kiev.
Duda tha se vizita e Bidenit sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për sigurinë e aleatëve të tij në Evropë./UBTNews/