Presidenti amerikan, Joe Biden të enjten i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se e gjithë situata humanitare në Gaza është e papranueshme dhe e paralajmëroi Izraelin të marrë hapa për të adresuar krizën ose do të përballet me pasoja.
Kjo ishte telefonata e parë e dy liderëve qëkur Izraeli nisi sulmin ajror, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur shtatë punëtorë humanitarë të Kuzhinës Qendrore Botërore. Vrasja e tyre ka ngjallur reagim brenda Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden ritheksoi se sulmet ndaj punëtorëve humanitarë dhe e gjithë situata humanitare janë të papranueshme. Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave”.
Gjithashtu Biden tha se Izraeli duhet të “njoftojë dhe zbatojë një sërë hapash specifik dhe konkretë për të adresuar dëmet ndaj civilëve, vuajtjet dhe sigurinë e punëtorëve humanitarë”./UBTNews/