UBT News

Biden në Poloni, parashtron pikëpamjen për luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, sot pritet të parashtrojë pikëpamjen e tij për luftën në Ukrainë si një betejë për demokracinë. Ai do të mbajë fjalimin në kryeqytetin polak, Varshavë, në kuadër të vizitës së tij triditore në vend.

Fjalimi i tij do të jetë disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin si përgjegjës për luftën.

Të hënën, Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për të riafirmuar mbështetjen e Amerikës për Kievin, shkruan BBC.

Fjalimet e të dy liderët vijnë disa ditë përpara përvjetorit të parë të fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në Varshavë, presidenti amerikan pritet të theksojë rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në nxitjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën kundër agresionit rus.

Exit mobile version