Presidenti amerikan Joe Biden po kërkon të zbusë tensionet tregtare me aleatët evropianë ndërsa ai kalon ditën e fundit duke u konsultuar me demokracitë perëndimore përpara takimit të tij të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin.
Pas një samiti me udhëheqësit e botës së G7 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas aleatët e NATO-s në Bruksel, Biden u takua të martën me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton AP, transmeton Klankosova.
“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në, kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im,” tha ai.
Joe Biden të mërkurën në Gjenevë takohet me homologun rus, Vladimit Putin.