Presidenti amerikan, Joe Biden mori të ashtuquajturën dozë përforcuese të vaksinës antiCOVID të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
Në një fjalim të shkurtër, presidenti tha se “doza përforcuese është e rëndësishme, por më e rëndësishme është të vaksinohet popullsia”.
Biden tha se afërsisht 23 përqind e amerikanëve që nuk kanë marrë asnjë dozë “po shkaktojnë dëm për pjesën tjetër të vendit”.
Biden, 78-vjeçar, dozën e parë e kishte marrë më 21 dhjetor 2020, të dytën më 11 janar 2021.
Edhe Zonja e Parë, Jill Biden mori dozën përforcuese pasditen e së hënës./UBTNews