UBT News

Biden me strategji në luftimin e COVID-19

Presidenti amerikan, Joe Biden mezi po pret të adresojë një nga strategjitë e tij në luftimin e pandemisë.

Në ditën e parë të punës, presidenti do të nënshkruajë dhjetë urdhra si pjesë e planit të tij për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Këta urdhra ekzekutivë do të përfshijnë autorizimin e përdorimit të fondeve të katastrofës për të ndihmuar rihapjen e shkollave dhe obligimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në aeroplanë dhe autobusë.

Po ashtu, Biden po planifikon edhe disa rregulla të reja për udhëtarët ndërkombëtarë./UBTNews

Exit mobile version