Presidenti amerikan, Joe Biden lavdëroi civilët ukrainas për guximin që kanë shfaqur teksa foli para trupave amerikane në Poloni.
“Ukrainasit kanë shumë guxim”, deklaroi mes tjerash presidenti Biden.
Presidenti amerikan tha se bota aktualisht po sheh një luftë mes “demokratëve dhe oligarkëve”. Ai falënderoi trupat amerikane, duke i quajtur ato “forca më e mirë luftarake në historinë e botës”./UBTNews/