UBT News

Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka komentuar shkurt çështjen e Kosovës.

Biden derisa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja porse Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni.

Exit mobile version