UBT News

Biden konfirmon ndihmën 3 miliardë dollarëshe për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke dërguar afërsisht 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në një paketë të re armësh dhe pajisjesh.

Sipas Biden, është ndihma më e madhe që ShBA i ka dërguar Ukrainës deri më tani. Ai shton se përmes kësaj ndihme, Ukraina mund të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.

Në gjashtëmujorin e pushtimit, Biden thotë se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”./UBTNews/

Exit mobile version