UBT News

Biden kërkon t’i heqë Rusisë statusin e vendit më të favorizuar në tregti

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, synon t’i heqë Rusisë statusin e vendit më të favorizuar në tregti, një veprim që do t’i mundësonte vendit të shkaktonte rritje të mprehta të tarifave ndaj Moskës.

Kjo në hakmarrje për pushtimin e Ukrainës, përcjell UBT News.

Lëvizja do të shpallet të premten, në koordinim me G7 dhe Bashkimin Evropian, sipas një burimi të njohur me këtë çështje, i cili vuri në dukje se Kongresi do të duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Megjithatë, ky pritet të jetë vetëm një formalitet, pasi ligjvënësit amerikanë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për një masë për të anuluar marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të “njoftojë veprime për të vazhduar ta mbajë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”.

Heqja e Moskës nga ky titull, i dhënë në dhjetor të vitit 2012, do të lejonte Biden të vendoste tarifa të larta për mallrat ruse ose të kufizonte importet e disa produkteve.

Sanksioni i ri tregtar do të kufizojë disa raunde masash që synojnë të ndërpresin lidhjet ekonomike dhe financiare të Rusisë me pjesën tjetër të botës për shkak të pushtimit të saj të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version