UBT News

Biden javën tjetër do të qëndrojë në Britani të Madhe dhe Irlandë

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë javën e ardhshme në Britani të Madhe dhe Irlandë, njoftoi Shtëpia e Bardhë sot.

Presidenti do të udhëtojë në Belfast, Irlandë të Veriut, të martën e javës së ardhshme në shënim të 25-vjetorit të Marrëveshjes të Premtes së Mirë, para se të udhëtojë në Irlandë ku do të diskutohet lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë në gamën e plotë të sfidave të përbashkëta globale”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden tha në fillim të marsit se ai synon të vizitojë Irlandën e Veriut. Një vizitë presidenciale në Irlandën e Veriut për të shënuar përvjetorin e marrëveshjes historike ka qenë prej kohësh objekt spekulimesh. Presidenti i fundit amerikan që vizitoi Belfastin ishte Barack Obama në vitin 2013./UBTNews/

Exit mobile version