UBT News

Biden i thotë Netanyahut se një pauzë treditore do të ndihmonte në lirimin e disa pengjeve

Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën se një pauzë treditore gjatë luftimeve mund të ndihmojë në lirimin e disa pengjeve, thuhet në një raport.

Axios citoi zyrtarët amerikanë dhe izraelitë që thanë se propozimi u diskutua mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Katarit, e cila do të ndihmojë në lirimin e 10-15 pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Sipas tij, grupi do ta shfrytëzonte këtë pauzë për të identifikuar të gjitha pengjet dhe t’ia dërgonte përmes një liste emrat e njerëzve që po i mban peng.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi këtë raport, por të hënën tha se Biden dhe Netanyahu diskutuan rreth mundësisë për pauza taktike për t’u ofruar civilëve mundësi për t’u larguar në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve që po vazhdojnë, për të siguruar që ndihmat po arrijnë te civilët në nevojë dhe për të “mundësuar lirimin e mundshëm të pengjeve”./UBTNews/

Exit mobile version