Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar falje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për vonesën në fillim të këtij viti në miratimin e paketës së re të ndihmës ushtarake, e cila u mbajt nga opozita republikane në Kongres.
Kërkimfaljen e bëri gjatë një takimi dypalësh me Zelenskyn të premten.
“Ju e dini, ju nuk jeni përkulur, nuk jeni dorëzuar fare, ju vazhdoni të luftoni jashtëzakonisht shumë, është thjesht e jashtëzakonshme – dhe ne nuk do të largohemi nga ju”, tha Biden.
“Kërkoj falje, por patëm vështirësi në miratimin e projektligjit, sepse disa prej anëtarëve tanë konservatorë s’e votuan atë, por ne ia dolëm”, shtoi ai./UBTNews/