Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha dje në një konferencë për media se ai nuk do ta kishte zgjedhur Kamala Harris si zëvendëspresidente nëse ajo nuk do të ishte e kualifikuar për të qenë presidente.
Ai përmendi karrierën e saj si senatore dhe prokurore para se të bëhej zëvendëspresidente. Gjithashtu ai vlerësoi rolin e saj për të mbrojtur liritë riprodhuese të grave gjatë katër viteve të fundit.
“Është e kualifikuar për të qenë presidente. Prandaj e kam zgjedhur atë”, deklaroi Biden para mediave./UBTNews/