Presidenti Joe Biden e krahasoi presidentin kinez Xi Jinping me “diktatorët” gjatë një mbledhjeje fondesh politike në Kaliforni, komente këto afërsisht një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se udhëtimi i tij i fundit kishte sjellë “progres” në riparimin e marrëdhënieve të thyera midis Uashington dhe Pekin.
“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë kur e rrëzova atë balonë me plot me pajisje spiunazhi në të është se ai nuk e dinte se ishte aty. Jo, e kam seriozisht. Ky është një turp i madh për diktatorët, kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi”, u tha Biden të pranishmëve, duke iu referuar balonës kineze së spiunazhit që SHBA-ja rrëzoi në fillim të këtij viti.
Komentet vijnë në një kohë veçanërisht të tensionuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë./UBTNews/