Presidenti amerikan do të vizitojë Poloninë sot për të shënuar përvjetorin e parë të luftës në Ukrainën fqinje.
Joe Biden dhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki pritet të diskutojnë për rritjen e pranisë së trupave amerikane në vend ndërsa sulmi rus vazhdon.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë rreth 11,000 personel me rotacion në Poloni, sipas CBS, dhe Biden tha qershorin e kaluar se do të ngrinte një seli të përhershme të ushtrisë në vend — në përgjigje të kërcënimeve ruse.
Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt 2022 në atë që është bërë konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Deri më tani, qindra mijëra jetë janë humbur, miliona janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe disa qytete janë shndërruar në rrënoja në Ukrainë.
Ka pasur pak ndryshime në vijën e madhe të frontit në muajt e fundit pasi të dyja palët përgatiten për ofensivën e pritur në pranverë./UBTNews/