UBT News

Biden do të takohet me Mbretëreshën Elizabetë II

Shtëpia e Bardhë po aranzhon një takim mes presidentit Joe Biden dhe Mbretëreshës Elizabetë II, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, muajin e ardhshëm.

Ky takim ballë për ballë, thuhet se do të zhvillohet para se presidenti Biden të largohet nga Britania e Madhe pas samitit të G7-ës dhe vizitës së tij në Bruksel për një takim me NATO-n, më 14 qershor. Më 16 qershor pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Zvicër.

Ky do të jetë presidenti i 13-të amerikan që pritet të takohet me Mbretëreshën, 95-vjeçare. I vetmi president me të cilin Mbretëresha nuk u takua ishte Lyndon B. Johnson, i cili nuk vizitoi Britaninë gjatë kohës kur ishte president./UBTNews

Exit mobile version