Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan të martën rreth sulmit vdekjeprurës në Stamboll dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të eksportuar grurë ukrainas, tha Shtëpia e Bardhë.
Të dy liderët biseduan në margjinat e samitit të G20-ës në Bali të Indonezisë, ku prekën disa çështje të rëndësishme për të dy palët.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden shprehu “ngushëllime të thella” për vdekjen e gjashtë personave pas një sulmi me bombë në një rrugë të populluar në Stamboll të dielën, duke nënvizuar se “ne qëndrojmë me aleatin tonë të NATO-s”.
Qeveria turke fajëson një grup militant kurd, PKK, për sulmin./UBTNews/