Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur mbrëmë me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Siç raportojnë mediat e huaja, Biden përsëriti mbështetjen e ShBA-ve ndaj Ukrainës, teksa diskutuan edhe për fitoren e Kievit.
Zelensky e falënderoi Bidenin për mbështetjen ndaj vendit të tij.
“Ne diskutuam hapat e mëtejshëm të Ukrainës në rrugën tonë drejt fitores ndaj agresorit dhe se Rusia duhet të japë përgjegjësi për krimet e luftës”, shkroi Zelensky./UBTNews/