Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin Afganistanin pas tërheqjes së trupave, por jo edhe “ushtarakisht”. Kështu u zotua presidenti amerikan, Joe Biden.
“Është koha që të përfundojë lufta më e gjatë e Amerikës”, deklaroi ai nga Shtëpia e Bardhë.
Tërheqja do të përkojë me 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thonë zyrtarët.
Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin dhe kanë rrëzuar regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili ka qenë mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.
Numri i trupave amerikane në terren në Afganistan luhatet dhe mediat amerikane raportojnë se numri i përgjithshëm aktual është afër 3 mijë e 500./UBTNews