“Biçikleta elektrike më lehtë e palosshme në botë” është dizajnuar të paloset gjë që e bën të lehtë ruajtjen dhe bartjen në transportin publik, ka një motor elektrik për të ndihmuar në ngjitjet përpjetë dhe biçikleta “Hummingbird Folding Electric Gen 2.0” është e lehtë kështu që e bën të lehtë edhe bartjen brenda dhe jashtë stacioneve të trenit dhe brenda hapësirës së banimit.
Është për t’u pasur zili për këdo që i do ngjitjet majave. Është gjithashtu e përshtatshme brenda transportit publik, që lehtëson bartjen pa pasur peshë të rëndë në vete.
“Hummingbird” është një nga tre prodhuesit kryesorë të biçikletave elektrike të palosshme me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me “Brompton” dhe “Gocycle”, shkruan The Verge.
Elementet elektrike të “Hummingbird Electric 2.0” janë të vendosura pothuajse tërësisht brenda një motori të ri. Ky motor është i vetmi ndryshim domethënës midis kësaj dhe biçikletës së parë elektrike të Hummingbird. Për të rimbushur baterinë duhet të lidhet ngarkuesi i biçikletës në këtë motor direkt, por nuk hiqet lehtë nëse doni ta ngarkoni veçmas nga pjesa tjetër e biçikletës. Nuk ka buton fizik në motor për ta ndezur biçikletën, gjë që e bën më të vështirë nisjen, por sapo të aktivizohet motori, qëndron ndezur gjatë gjithë udhëtimit. Mënyra më e thjeshtë për ta ndezur është ta çoni shpejtësinë në 10km në orë dhe duke u dhënë pedaleve në tri rrotullime./koha