UBT News

Bibloteka e Danimarkës që u jep mundësi njerëzve të zgjedhin një njeri për të treguar një ngjarje, në vend të librës

‘Mos gjyko dikë’ – Motoja e Bibliotekës Njerëzore e cila u jep njerëzve hapësirë për bisedë të lirë, me qëllim të luftojë paragjykimet.

Biblioteka e themeluar njëzet vjet më parë në Danimarkë, lejon njerëz vullnetarë të shërbejnë si ‘libra’ dhe të ndërveprojnë me ‘lexuesit’ të cilët mund të bëjnë biseda rreth gjysmë ore me ta.

Organizata e Bibliotekës Njerëzore është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që u krijua në pranverën e vitit 2000, duke festuar njëzet e një vjetorin e saj këtë vit. Ndihmon në organizimin e ngjarjeve ku njerëzit janë ‘libra’ dhe lexuesit mund të bëjnë pyetje dhe të ndërveprojnë me ‘librat’ për gjysmë ore në të njëjtën kohë. Qëllimi është të kemi një komunikim të hapur dhe të luftojmë paragjykimet.

Bibloteka përbëhet nga njerëz që janë të mrekullueshëm: ata mund të jenë pjesë e një pakice, një etnie tjetër, një person me një çrregullim gjenetik ose psikologjik, orientim seksual, dhe më shumë.

Uebfaqja e tyre shpjegon më së miri konceptin e Bibliotekës Njerëzore si “një bibliotekë njerëzish. Ne organizojmë ngjarje ku lexuesit mund të huazojnë për pak qenie njerëzore që shërbejnë si libra të hapur dhe të kenë biseda në të cilat normalisht nuk do të kishin qasje”, duke shtuar se “Çdo ‘libër njerëzor’ nga rafti ynë i librave, përfaqëson një grup në shoqërinë tonë që shpesh i nënshtrohet paragjykimeve, diskriminimit për shkak të stilit të tyre të jetesës, diagnozës, besimit, paaftësisë, statusit shoqëror, origjinës etnike etj. ”

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version