UBT News

Bibliotekave të shkollave të Lipjanit i shtohen mbi 43 mijë libra

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se ka filluar furnizimi me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e kësaj komune me mbi 517 tituj të ndryshëm.

Ai ka treguar se shpërndarja e këtyre librave do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.

“43.288 libra për bibliotekat e shkollave të Komunës së Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq drejtoresha Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli është shprehur se këto libra do të pasurojnë shumë bibliotekat e shkollave dhe një mundësi e madhe që nxënësit të bëjnë përzgjedhje të ndryshme për të lexuar.UBTNews

Exit mobile version