Multimiliarderi Jeff Bezos ka shitur shumicën e aksioneve të tij të Amazon, duke e çuar vlerën totale të shitjeve gjatë ditëve të fundit në më shumë se 4 miliardë dollarë.
Gjiganti i teknologjisë, të cilin Bezos e themeloi në vitin 1994, tha se ka shitur 24 milionë euro aksione të Amazonit këtë muaj.
Bezos, i cili është kryetari ekzekutiv i firmës, shiti për herë të fundit aksionet e Amazon në vitin 2021. Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikon të shesë 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë me çmimet aktuale./UBTNews/