UBT News

Beyoncé thyen rekorde me turneun “Cowboy Carter”

Ylli amerikan, Beyoncé ka nisur fuqishëm turneun më të ri “Cowboy Carter”, duke thyer tashmë disa rekorde historike.

Këngëtarja e “Crazy In Love” përfundoi pesë koncerte në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni, ditë më parë, duke grumbulluar mbi 50 milionë dollarë nga 217 mijë bileta të shitura.

Sipas “Rolling Stone”, kjo seri koncertesh është “angazhimi më i madh në një vend të vetëm për këtë vit” deri më tani.

Ky sukses e vendos Beyoncén në vendin e pestë në historinë e fitimeve të mëdha në një ndalesë të vetme turneu, duke u renditur pas artistëve si grupi U2 në “Sphere” në Las Vegas (2023-2024), Harry Styles në “Madison Square Garden” (2022) dhe Take That në “Wembley” (2011).

Ajo bëhet artistja femër me fitimin më të madh në histori në vend. Beyoncé e nisi turneun më 28 prill dhe u rikthye në “SoFi Stadium” më 1, 4, 7 e 9 maj, me 11.1 milionë dollarë të fituar për natë, mbi 43,000 spektatorë për çdo shfaqje.

Kjo nuk është hera e parë që bën histori në këtë stadium. Me tre performanca tjera në “SoFi” në 2023, ajo ka dhënë tetë koncerte aty, më shumë se çdo artist tjetër në historinë pesëvjeçare të stadiumit.

Në natën hapëse të serisë së koncerteve në “SoFi”, Beyoncé u shoqërua në skenë nga dy vajzat, Blue Ivy Carter dhe Rumi Carter. Blue Ivy, 13 vjeç, kërcente me nënën gjatë këngës “America Has A Problem”.

Më vonë, erdhi momenti kur Rumi, bëri debutimin në skenë. gjatë interpretimit të baladës Protector”, Beyoncé qëndronte nën dritat e skenës. Pas këngës, në ekran u shfaqën imazhe me të tre fëmijët – përfshirë edhe binjakun e Rumit, Sir Carter.

Blue Ivy ka qenë pjesë e rëndësishme e performancave të nënës. Ajo ishte pjesë e trupës së kërcimtarëve në turneun “Renaissance” më vitin 2023 dhe performoi në shfaqjen gjysmëfinale të ndeshjes së Krishtlindjes së NFL-së në 2024.

E reja e talentuar po ndjek gjurmët e prindërve të saj të famshëm, pasi në vitin 2024 ajo ka huazuar zërin e saj për personazhin Kiara në filmin e Disneyt “Mufasa: The Lion King”.

Exit mobile version