Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka dhënë sot betimin. Ceremonia e betimit të Hetemit është mbajtur në fshatin Bistricë.
Lulzim Hetemi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit që janë mbajtur në komunat veriore, ku ka dalur fitues.
Sot janë betuar edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë.