Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është betuar komisionerja parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj.
Gjatë betimit, ajo tha se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që i ka të përcaktuara me ligj.
“Betohem solemnisht se do i kryejë me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do t’i mbrojë dhe avancojë respektimin e të drejta dhe lirive të njeriut për rektrutët, kadetët dhe ushtarakët e FKS-së”, tha ajo gjatë betimit.
Pas betimit, ajo ka nënshkruar edhe tekstin e betimit. Remzie Zeqiraj është zgjedhur komisionere parlamentare për FSK-në me datën 14 shkurt të këtij viti.