Ministrat e rinj që u zgjodhën një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, janë betuar sot në ambientet e Presidencës.
Adea Pirdeni, nis kështu punën si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja u betua dhe nis punën si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërkohë që Ervin Mete mbetet si Ministër i Financave, tashmë e shkëputur nga ekonomia.
Presidenti Bajram Begaj u dorëzoi atyre dekretin përkatës të emërimit duke ju uruar suksese në detyrën e tyre.