UBT News

Beteja për Bakhmutin nuk ka përfunduar ende, thotë një zyrtar amerikan

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se beteja për Bakhmutin nuk ka përfunduar ende dhe Ukraina po lufton për vendin e saj.

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, u tha gazetarëve të hënën se ukrainasit nuk janë zmbrapsur nga qyteti. Ai shtoi se një paketë e ndihmës për Ukrainën mund të pritet gjatë kësaj jave.

Deklaratat e tij erdhën disa orë pasi Ukraina tha se forcat ruse janë “shumë larg” nga kapja e Bakhmutit dhe se luftimet u ndezën rreth ndërtesës së administratës së qytetit ku Grupi i mercenarëve Wagner pretendon se ka ngritur flamurin rus.

Mëngjesin e së hënës, grupi Wagner tha se e ka kapur Bakhmutin. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk e ka konfirmuar kapjen e plotë të qytetit./UBTNews/

Exit mobile version