Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike.
Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky paralajmërim është siç tha ai “fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti”.
“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, kjo është një matje e pulsit të qytetarëve.
“Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv.