Kryetari i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se incidenti në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja Vjosa Osmani, është skandal i rëndë diplomatik mes dy shteteve.
Në një konferencë për media, Tahiri, tha se me këtë incident pjesë janë dëmtuar marrëdhëniet rajonale.
“Presidentja e Kosovës ndalohet, shkelen të gjitha konventat, protokollet diplomatike, ky nuk është skandal është incident i rëndë diplomatik mes dy shteteve”, tha Tahiri./UBTNews/