Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se me shqetësim po i përcjellë ngjarjet e fundit në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.
“Ftojmë të gjitha institucionet relevante shtetërore që ta hetojnë këtë ngjarje, dhe të nxjerrin një epilog për shkaqet që sollen deri te ky helmim masiv”.
“Heshtja e shtetit, e qeverisë, përkatësisht e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tri ditë që kur Deçani po përballet me këtë problem, është e pakuptimtë”.
“Thërras në reflektim dhe reagim sa më të shpejtë institucional, përballë obligimeve që kanë”.
“Njëkohësisht, është për t’u përgëzuar angazhimi dhe mobilizimi energjik dhe i pakompromis i kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj”.
“Në fund, ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po trajtohen, si rezultat i kësaj fatkeqësie”, shprehet ai./UBTNEWS