UBT News

Besnik Tahiri: Kërkojmë faljen e gjobave të bizneseve gjatë pandemisë

AAK kërkon faljen e gjobave të bizneseve gjatë pandemisë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kërkova që t’u falen gjobat bizneseve gjatë pandemisë, duke theksuar se veprimi për gjobitje është i padrejtë, thotë Besnik Tahiri, kryetar i GP të AAK-së.

“Kërkojmë prej jush që të gjitha bizneset që janë dëmtuar në këtë proces, që janë gjobitur në kohë të pandemisë t’u bëhet falja e gjobave. Është e padrejtë, e pamoralshme e pasinqertë që të gjitha partitë të mbajnë tubime me mbi 50 veta, e mos të sanksionohen, ndërsa bizneset me marrë gjoba“.

“Kërkojmë prej juve që të vini me një vendim, e kërkojmë nga Grupet Parlamentare me vendim të përbashkët, sepse të gjitha masat që janë marrë edhe në të kaluarën, nuk janë të mjaftueshme që ekonomia të funksionojë kështu”.

“Kërkojmë prej juve që sa më shpejtë ta bëni këtë. Në Podujevë shkojnë bëjnë gjoba një nga një për të përmbushur të hyrat në buxhet, e në veçanti me vendimet që keni marrë me mbylljen e vendit. Keni paralajmëruar që të premten vjen programi, mos harroni në historinë e qeverisjes qendrore keni mbetur qeveria më e dobët që për 45 ditë, prej kur jeni votuar në këtë Kuvend, nuk keni arritur ta sillni një program. Kjo bie ndesh me gjithë çfarë keni thënë në fushatën zgjedhore“, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version