Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme ka prezantuar projekt-rezolutën në lidhje me liberalizimin e vizave.
Në fjalën e tij, Tahiri i ka bërë thirrje BE-së që të marrë vendim meritor për Kosovën, pasi sipas tij, ka vite që Kosova ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim.
Duke ditur se Komisioni Evropian e konfirmoi në Raportin e tij për Kosovën në vitin 2018, se Kosova ka përmbushur kërkesën e fundit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që ishte lufta kundër korrupsionit.
“Duke qenë të përkushtuar se autoritetet e Republikës së Kosovës krijuan dhe forcuan një praktikë të qëndrueshme të hetimeve dhe vendimeve përfundimtare të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur kështu me sukses standardin përfundimtar”, tha ai.