Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka shpallur kandidaturën për postin e të parit të LDK-së. Këtë e ka konfirmuar ai përmes një shkrimi në Facebook.
“Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars. Kandidat vetëm dhe vetëm në kuti, pa matematika”, ka shkruar ai mes tjerash.
Mustafa tha se LDK-së i ka humbur shkëlqimi dhe madhështia e saj, dhe u zotua se do t’ia kthejnë shkëlqimin kësaj partie.
“Siç është bërë tanimë zakon në partinë tonë edhe këtu pres të ndërtohen e thellohen konspiracione “ky është i atij grupit” ose “i atij klanit” ose “i atij filanit.” Unë jam Besiani. Biologjikisht jam i Xhemailit. Politikisht, i LDK-së. Ideologjikisht, i themeleve të 1989-ës. Këto ndarja e grupe, qofshin reale apo fiktive, s’na bëjnë nder e s’kanë vend në LDK”, ka shkruar ai më tej.
Të gjithë kemi përgjegjësi për Kosovën dhe LDK-në. Do kandidoj për kryetar të LDK-së më 14 mars. Kandidat vetëm dhe…
Posted by Besian Mustafa on Wednesday, March 10, 2021
Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet të dielen (më 14 mars). Deri tash kandidatë për kryetar të kësaj partie janë Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri./UBTNews