UBT News

Berlusconi vazhdon trajtimin në spital, kjo është gjendja e tij

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, po vazhdon të trajtohet në spital për shkak të disa problemeve kardiovaskulare.

Spitali “San Raffaele” në Milano, në të cilin ai është i shtrirë, ka dhënë një përditësim të mëtejshëm për presidentin e Monzas dhe ish-kryeministrin e Italisë duke zbuluar se gjendja e politikanit është përmirësuar gjatë ditëve të fundit.

Ish-pronari i Milanit u shtrua në spital nëntë ditë më parë me probleme kardiovaskulare dhe më vonë u zbulua se 86-vjeçari ishte diagnostikuar me leukemi në fillim të muajit, për të cilën ai tashmë ka filluar kimioterapinë.

Në ditën e nëntë të qëndrimit të tij në spital, u dha një përditësim, i cili thotë se Berlusconi është duke u përmirësuar vazhdimisht, megjithëse ai do të qëndrojë në kujdesin intensiv për një periudhë më të gjatë kohore.

“Në 72 orët e fundit ka pasur një përmirësim të mëtejshëm në funksionin e frymëmarrjes dhe të veshkave, me kontroll efektiv të leukocitozës dhe sindromës inflamatore. Pamja e përgjithshme klinike tregon vazhdimin e nevojshëm të trajtimit në një mjedis të kujdesit intensiv”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Exit mobile version